KRYEFAQJA » LAJME » Rajoni » Ndalohet një grup ndërkombëtar trafikantësh
Ndalohet një grup ndërkombëtar trafikantësh

Ndalohet një grup ndërkombëtar trafikantësh

Një operacion antidrogë është finalizuar në bashkëpunim mes policisë shqiptare, asaj italiane dhe policisë belge. Shtatë persona u arrestuan këtë të hënë nga Guardia Di Finanza e Romës, në vijim të hetimeve të nisura në muajin tetori, kur u arrestuan 18 persona të tjerë. Grupi drejtohej nga shqiptarët, por bazën e kishte në Romë, ndërsa kishin lidhje edhe në Belgjikë. Të arrestuarit janë Aleks Boçi, 38 vjeç, Florian Prendi 31 vjeç, Edmir Hatijia 41 vjeç, Elidon Shpërdhjea 38 vjeç si dhe tre italianë. Mësohet se grupi i trafikantëve drejtohej nga Aleks Boçi, i cili bashkëpunonte me disa shqiptarë në Belgjikë, duke trafikuar drogën nga Amerika e Jugut, në veri të Europës dhe më tej drejt Italisë, ku pritej nga dy trafikantët italianë Claudio Cesarini dhe Daniele Ferri. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 430 mijë euro dhe 9 kilogramë kokainë, ndërsa mësohet se grupi kriminal kishte lidhje me klanin mafioz “Ndragheta”.

Sicred