KRYEFAQJA » LAJME » Moti » Temperatura negative në të gjithë vendit, në Ersekë -22 gradë C

Temperatura negative në të gjithë vendit, në Ersekë -22 gradë C

Aksi Korçë-Ersekë, mbetet një nga rrugët më të vështira në juglindje të vendit. Në kushtet e një moti me rreshje bore e ngrica, për shkak të temperaturave tepër të ulëta që shkojnë deri në -22 gradë në Ersekë, Policia e Qarkullimit Rrugor apelon për drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit në këtë aks si dhe të përdorin zinxhirët gjatë mbrëmjes dhe në orët e para të mëngjesit. Drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Erseka drejt Korçës pranojnë se rruga është e kalueshme por nga ana tjetër thonë se duhet të përdoret edhe më tepër kripë, pasi ka segmente të kësaj rruge të cilat janë të vështira për shkak të pjerrësisë së madhe dhe amortizimit.
Akoma edhe më e vështirë situata, është në zonat e thella malore të Bashkisë së Kolonjës, aty ku në fshatrat e thella nuk është bërë asnjë ndërhyrje për pastrimin e borës. Banorët që vijnë nga këto zona tregojnë se e kanë pasur shumë të vështirë të qarkullojnë.

Njësitë malore të juglindjes vazhdojnë të mbeten në vështirësi. Dardhasi e Velçani në Pogradec, Lekasi e Vithkuqi në Korçë, Mirasi në Devoll si dhe njësitë administrative Çlirim e Barmash në Kolonjë kanë pasur sasinë më të madhe të rreshjeve dhe temperatura tepër të ulëta çka kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e banorëve si edhe furnizimin me energji elektrike.

Sipas informacioneve të marra nga strukturat e emergjencave civile në tre bashkitë e strukturat tjera përgjegjëse nuk kemi probleme që kanë të bëjnë me Emergjencat Civile.

Akset rrugore nacionale: Aktualisht të gjitha akset nacionale rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme normalisht.

Është punuar dhe po punohet nga firmat kontraktore për pastrimin dhe mbajtjen në gatishmëri te tyre si dhe hedhje kripe në segmentet problematike.

Në bashkinë Kukës; Gjendja e rrugëve rurale në inventar të bashkisë është si më poshtë:

Është e bllokuar rruga në drejtim të Nj.Ad Arrën.

Rrugët në N.Ad.Kalis dhe Grykë Çajë janë të kalueshme por me vështirësi.

Për rrugët e Nj.Ad.Zapod po punohet për hapjen e lidhjen e fshatrave ndërmjet tyre. Puna do të vazhdojë dhe sot nga bashkia për ti bërë efiçente dhe këto pjesë rrugësh.

Në bashkitë Tropojë dhe Has: Të gjitha rrugët janë të kalueshme normalisht. Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Qarkun. Të martën, ndonëse vijon moti i thatë, do vijojë ulja e temperaturave duke arritur deri në -17 gradë Celcius në zonat malore,- 8 në zonat e ulëta e -4 në bregdet.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com