KRYEFAQJA » LAJME » Rajoni » Meta i akordon Fratinit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Meta i akordon Fratinit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Presidenti Ilir Meta i ka akorduar ish-ministrit të jashtëm italian, Franko Fratini Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Motivacioni është “Në mirënjohje të kontributit të tij të spikatur në forcimin e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe Italisë, për mbështetjen e pakursyer për integrimin europian dhe euroatlantik, dhe në veçanti për udhëheqjen e procesit historik të lëvizjes pa viza të qytetarëve shqiptarë drejt Bashkimit Europian”.

Në cermoninë e rastit zoti Meta vlerësoi se “Në të gjitha detyrat dhe postet e tij politike zoti Frattini ka qenë një nga avokatët më të zëshëm por edhe bindës për avancimin e Shqipërisë, por edhe të rajonit tonë në proceset integruese në NATO dhe Bashkimin Evropian. Angazhimi i tij për një rajon gjithëpërfshirës, më bashkëpunues dhe në përparim të vazhdueshëm drejt BE-së, ka qenë një mbështetje e madhe për Shqipërinë dhe rajonin tonë” tha ai. “Në veçanti ne i jemi mirënjohës për rolin e tij vendimtar si Zëvendëspresident i Komisionit Evropian dhe Komisioneri për Drejtësinë, Liritë dhe Sigurinë, që ideoi dhe nisi zbatimin e procesit të liberalizimit të vizave për Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë që më pas, si Ministër i Jashtëm i Italisë, ka qenë protagonist kryesor në mbështetjen e zbatimit të plotë dhe përfundimtar të këtij procesi” u shpreh zoti Meta për kontributin e ish-ministrit të jashtëm italian, Franko Fratini për Shqipërinë.

Sicred