KRYEFAQJA » LAJME » Vendi » Shtyrja e zgjedhjeve shmang konfliktin social, Presidenti Meta jep argumentet për vendimin e shtyrjes

Shtyrja e zgjedhjeve shmang konfliktin social, Presidenti Meta jep argumentet për vendimin e shtyrjes

Ndryshimi i datës së zgjedhjeve vendore u bë për të shmangur konfliktin social.

Kështu është shprehur Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në argumentet që ka dhënë për vendimin e marrë ditën e shtunë.

Kreu i shtetit theksoi se “ka pasur edhe raste të tjera kur data e zgjedhjeve ka ndryshuar në bazë të marrëveshjeve politike”. Duke e konsideruar zhvillimin e zgjedhjeve vetëm me një forcë politike, edhe si problematike për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, Presidenti vuri në dukje se drejtuesit aktualë të bashkive, qëndrojnë në detyrë deri në betimin e kryetarëve të rinj. 

“Jam sot para jush për shfuqizimin e dekretit për datën 30 qershor për zgjedhjet lokalet. Presidenti i Republikës është i vetmi organ që mund të vendosi datën e zgjedhjeve. Kushtetuta përcakton se Presidenti përcakton datën e zgjedhjeve. Sipas Kushtetutës, pa pasur një datë nga Presidenti, zgjedhjet nuk mund të zhvillohen. Partitë politike të opozitës nuk janë regjistruar për zgjedhjet lokale. Zgjedhjet nuk mund të jetë një ditë përçarje. Kjo ka bërë që jeta politike parlamentare të pësojë një krizë përfaqësimi. Shqipëria po kalon edhe një krizë kushtetuese. Së fundmi edhe Gjykata e Lartë ka dalë jashtë funksioni”, tha Meta.

“Në vlerësim të situatës që po kalon vendi dhe gjuhës së urrejtjes që po përdorin palët politike si President i Republikës evidentoj se ekziston rreziku real që Shqipëria të shkojë drejt përshkallëzimit  të paparashikueshëm të tensionit social që mund të shkaktojë pasoja të pakontrollueshme. Si Kreu i Shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit e konsideroj këtë moment si një rrezik serioz për sigurinë publike, stabilitetin demokratik për qetësinë dhe paqen sociale në vend. Detyra primare kushtetuese e Presidentit është të garantojë unitetin e popullit dhe të mbrojë vlerat dhe parimet demokratike të sanksionuara në Kushtetutë.”

Ndër të tjera, Meta u shpreh se data tjetër për zgjedhjet lokale do të përcaktohet me dakordësinë e palëve.

“Shfuqizimi i dekretit nënkupton shtyrjen e zgjedhjeve për një datë tjetër. Anulimi i zgjedhjeve është mjeti i vetëm emergjent për gjetjen e një zgjidhje. Shtyrja e tyre do të shërbejë si nxitje për dialog. Nuk ka pengesa nga pikëpamja kushtetuese. Caktimi i një date tjetër për zgjedhjet lokale do të bëhet me dakordësinë e palëve”, u shpreh Meta.

Sicred