KRYEFAQJA » LAJME » Vendi » Matura Shtetërore, del testi i matematikës

Matura Shtetërore, del testi i matematikës

Mbi 36000 maturantë i janë nënshtruar sot provimit të detyrueshëm të matematikës.
Maturantët kanë hyrë në provim në orën 10 dhe koha që kanë pasur në dispozicion për të zgjidhur gjithçka ka qenë 2 orë e gjysmë.

Edhe pse çdo gjë ka nisur normalisht, duke ju përmbajtur me përpikmëri rregullores së maturës shtetërore, pas 30 minutave nga nisja e provimit ka qarkulluar në rrjetet sociale varianti i dy tezave të provimit A dhe B. Të pyetur pas testimit maturantët konfirmojnë se pyetjet e tezës së publikuar kanë qenë të njëjta me ato që kanë dhënë në provim, edhe pse kjo nuk i ka shërbyer atyre për zgjidhjen e ushtrimeve.

Pas përfundimit të provimit maturantët thanë se testi ishte i një niveli të lartë vështirësie dhe se nuk kishte asnjë mundësi të konsultoheshe me shokët.

5 ditë më vonë, më 22 qershor maturantët do t`i nënshtrohen provimit të katërt dhe të fundit të Maturës Shtetërore, atë të lëndëve me zgjedhje.

Sicred