KRYEFAQJA » LAJME » Vendi » Konrad Adenauer mbledh gazetarët e rajonit në Tiranë

Konrad Adenauer mbledh gazetarët e rajonit në Tiranë

Shumica e gazetarëve që u mblodhën sot në Tiranë për të diskutuar mbi punën e tyre në Ballkan, nuk e dinë se në Shqipëri vendit ku lidhet fjala i thonë ende log. Por kjo, ashtu si dhe për gjithë literaturën botërore që nuk e artikulon akoma faktin e parë të komunikimit, nuk ka qenë pengesë që të diskutojnë e kërkojnë mes sfidave të kësaj të fundit sipas standardeve që sot kanë marrë Emein Gayetareske.  Shumë vjet brenda ecurisë së medias shqiptare, por edhe asaj të rajonit, Ada Feilcke mendon se sfida është konkrete, financiare, ligjore dhe profesionale.

Në rajon është e vështirë të jesh gazetar, kanë konkluduar një shumicë gazetarësh e drejtuesish. Për Agron Bajramaj sfida është gjithashtu më e gjerë se sa vetëm e gazetarëve.

Të kërkosh të bësh lajm si tek stacionet e mëdha dhe të paguhesh si çdo lloj profesioni i rëndomtë është një kusht që nuk e mposht dot asnjë skemë kompensuese shoqërore, aq më pak vetëm trajnuese. Për sa kohë do të jetë kështu, gazetaria do të vazhdojë të mbetet vetëm mbijetuese me gjithë rrjedhojat e këtij shtrëngimi.

Sicred