KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ish ministri i LSI Haxhinasto: Qeveria ka humbur sensin e realitetit!
Ish ministri i LSI Haxhinasto: Qeveria ka humbur sensin e realitetit!

Ish ministri i LSI Haxhinasto: Qeveria ka humbur sensin e realitetit!

Ish ministri i transportit dhe infrastrukturës në qeverinë Rama, aktualisht deputeti i LSI-së, Edmond Haxhinasto, ka akuzuar qeverinë aktuale socialiste se ka humbur sensin e shërbimit ndaj qytetareve. “Qeveria ka humbur sensin e realitetit. Ajo ka humbur sensin e shërbimit ndaj qytetarit. Shqiperisë i duhet një qeveri me fytyrë humane e sociale. Kjo qeveri ka vrarë besimin për një jetë më të mirë dhe kjo reflektohet nga emigrimi masiv i shqiptarëve, veçanërisht i rinisë si dhe në shifrat alaramante të tkurrjes së popullsisë” tha zoti Haxhinasto gjatë një takimi me të rinj të LRI në Jalë. Sipas tij “Politikat fiskale të qeverisë kanë qëllim të mbushin arkën e shtetit, duke u shpenzuar në mënyre të papërgjegjegjshme, në vend që të shërbejë për investime publike dhe nxitjen e rritjes ekonomike. PPP nuk kanë transparencë, as pë burimin e financimit as për veprat ku investohen”. “Shqipëria ka prioritete të tjera infrastrukturore dhe detyrime ndërkombëtare për rrjetet infrastrukturore që vijnë nga Procesi i Berlinit” tha ish ministri i LSI Edmond Haxhinasto.
Duke komentuar çështjen e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, zoti Haxhinasto, një diplomat karriere, tha se kjo është kundër frymës europianë të integrimit dhe të të drejtave të qytetarëve. “Shtetet etnikisht të pastra, janë të pamundura për tu krijuar në Ballkan. Perpjekjet për ti realizuar ato kanë përfunduar në gjakderdhje. Fokusi duhet të jetë te respektimi i të drejtave të komuniteteve etnike dhe jo të shkëmbimi i territoreve. Shkëmbimi i territoreve e largon rajonin nga Europa” tha ai.

Sicred