KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Investimi i OSHEE në Lushnje, Balluku: Përfitojnë spitali, zona industriale dhe fermerët

Investimi i OSHEE në Lushnje, Balluku: Përfitojnë spitali, zona industriale dhe fermerët

Operatori i Shpërndarjes së energjisë po përfundon një investim në zonën e Plasmasit në Lushnje, i cili do të sigurojë furnizim më të mirë me energji elektrike për spitalin e qytetit, zonën industriale dhe fermerët e zonës. Bëhet fjalë për ndërtimin e dy fiderave të rinj 20 kilovolt si dhe ndërtimin e 23 kabinave të reja. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u njoh nga afer me ecurinë e punimeve.
“Aktualisht punimet janë drejt përfundimit të dy fiderave të rinj 20 kilovolt që mbulojnë përkatësisht zonën e Lushnjes jugore, e cila e ndarë në disa zona bëhet fjalë për pjesën e rëndësishme të spitalit të Lushnjes, nje pjesë e qendrës pranë spitalit, zonën industriale që është në zhvillim të rrugës qendrore dhe pjesën e lagjes Karbunare-Lushnje. Kjo lagje përveçse impaktit te banorët jep impakt edhe në zhvillimin e bujqësisë në sera dhe pompa vaditje që kanë banorët e zonës”, bëri të ditur drejtori i OSHEE Lushnje, Krenar Haxhiu.

“Investimet që ne bëjmë janë investime të studiuara dhe për më teper janë investime që vijnë si rrjedhojë e mungesave që ne kemi pasur në infrastrukturën e energjisë elektrike dhe detyrimisht është diçka që ka qenë e domosdoshme. Të gjitha investimet që ne bëjmë bëhen për fusha strategjike siç përmendem dhe bashkë, pra industrinë, agrikulturën, bujqësinë apo qoftë dhe shëndetësinë në rastin e Lushnjes që është e lidhur me këtë nënstacion”, u shpreh Balluku.
Nga këto investime pritet të përfitojnë afro 4500 abonentë, ndërkohë që nga ana tjetër përmirësimi i rrjetit bën të mundur edhe uljen e humbjeve në rrjet.

Sicred