KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Hapet plotësisht autostrada Tiranë – Elbasan

Hapet plotësisht autostrada Tiranë – Elbasan

Hapet plotësisht rruga Tiranë- Elbasan. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka lajmëruar se u hap e plotë për të gjitha mjetet, në të dyja korsitë e saj, pa asnjë kufizim dhe në konform të gjitha normave dhe standardeve të sigurisë.

Sipas autoritetit vonesa e shkaktuar erdhi për arsye teknike që kishin të bënin me shtrimin e tapetit asfaltik dhe një gjë e tillë u vonua për shkak të rëshjeve që kanë shoqëruara këto muaj.
Ndërkohë që, më 14 mars u hap vetëm njëri krah i segmentit nga kryqëzimi i Ibës deri tek hyrja e tunelit të Krrabës. Punimet për rrugën Tiranë – Elbasan kanë filluar prej më shumë se 8 vitesh dhe pas rrugës së kombit u cilësua si vepra e dytë më e madhe publike.

Autostrada e re bashkon Elbasanin me Tiranën, e shkurton vetëm në 31 kilometër rrugë, duke shkurtuar kohën për udhëtarët. Rruga ka katër korsi, e pajisur ndër të tjera me një numër të madh viaduktesh, 21 të tilla, 7 mbikalime dhe 4 nënkalime, me një numër të konsiderueshëm urash, disa prej tyre më të gjata se 400 metra.

Sicred