KRYEFAQJA » LAJME » Vendi » Gjirokastër, stabilizohet gjëndja nga dëbora
gjirokaster, debore, dimer, automjete, rruge me kalldrema

Gjirokastër, stabilizohet gjëndja nga dëbora

Në Gjirokastër në lagjet Meçitë, Palorto, Varosh vende këto të njohura për rruget e tyre të kalldremta, levizja e kalimtareve ka rinisur normalisht. Banorët kanë filluar të ecin kalldrëmeve me automjetet e tyre pas disa ditësh kur rruget ishin të pushtuara nga akulli. E njëjta situatë është edhe në njësitë administrative, ku të gjitha rrugët që i lidhin ato me qëndrën e qytetit janë hapur dhe janë të kalueshme. Tre ditë më parë trashësia e dëborës në qytet i kaloi 15 cm ndërsa në zonat më të thella rreth 30 cm. Kjo situatë solli jo pak vështirësi, ku probleme u konstatuan edhe në furnizimin me ujë të pijshëm, ndërsa në urgjencën e spitalit rajonal “Omer Nishani” u shtua numri i pacientëve që kërkuan ndihmë mjekësore.

Brenda 3 ditëve u regjistruar 20 raste të personave me fraktura të rënda për shkak të rrëshqitjeve. Ndërsa 12 vetë kanë patur komplikacione për shkak të gripit.

Sicred