KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Hënë 23 Korrik 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Hënë 23 Korrik 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit  po ndikohet nga afrimi i masave ajrore të paqëndrueshme më të freskëta me origjinë Veriore të cilat do të kushtëzojnë në vendin tonë dhe Kosovë  rreshje shiu dhe rënie të temperaturave.

E Hënë 23 Korrik 2018 

Fillimi i javës dt 23 Korrik  moti do të jetë paqëndrueshëm me vranësira mesatare deri të dendura të shoqëruara me rreshje shiu , me rrebeshe dhe stuhi në pjesën e dytë të ditës. Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jugperëndim (SW)  me shpejtësi  10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës  3-4 me lartësi  vale 1,0 deri në 2,0 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         18/27°C  
Zonat e  ulëta           22/31°C
Zonat  bregdetare    23/32°C
E Hënë 23 Korrik  2018

Kosova per  ditën e Hënë dt 23 Korrik  moti do të jetë me vranësira dhe rreshje shiu. Temperaturat e mesditës parashikohen me rënie, do të shënojnë vlera nga 25°C  deri në 29°C .

E Martë 24 Korrik 2018 

Dita e Martë dt 24 Korrik  moti do të mbetet i paqëndrueshëm me kthjellime përgjatë vijës bregdetare , dhe vranësira mesatare deri të dendura  në zonat e ulëta dhe zoant malorre të shoqëruara me rreshje shiu në pjesën e dytë të ditës. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës  3-4 me lartësi  vale 1,0 deri në 1,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të  jenë pa ndryshime të ndjeshme.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         14/28°C  
Zonat e  ulëta           19/31°C
Zonat  bregdetare    20/32°C
MeteorologeRezarta Xhakollari
Sicred