KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Bashkëpunim në rritje për të ulur borxhet e papaguara të sigurimeve

Bashkëpunim në rritje për të ulur borxhet e papaguara të sigurimeve

Borxhi i madh i papaguar i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ka rritur nivelin e bashkëpunimit dhe të mbledhjes së këtyre detyrimeve ligjore. Instituti i sigurimeve shoqërore pranon se ka problem. Ndërsa ministria e Financave ka shtrënguar masat ndaj institucioneve publike dhe private që nuk paguajnë në mënyrë të rregullt detyrimet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve.

Pagesa e sigurimeve shoqërore nga institucionet shtetërore u bë alarmante së fundmi kur tatimet publikuan një listë debitorësh me administrim publik që nuk paguanin. 63 institucione dhe ente publike, më së shumti bashki dhe 20 ndërmarrje ujësjellësi janë debitorë aktualisht për shkak se nuk kanë paguar detyrimet e sigurimeve shoqërore.

Në institut tregojnë se mjaft probleme janë vërejtur nga subjektet private, jo thjesht në pagesën e plotë të detyrimeve, por në parregullsi që lidhen me fshehjen e periudhave të caktuara të sigurimeve

Në fund të vitit 2018 borxhet e akumuluara në tatime në formën e sigurimeve shoqërorë të papaguara arritën në 13.8 miliardë lekë ose 108 milionë euro. Sipas të dhënave zyrtare nga tatimet këto detyrime u zgjeruan me 20 milionë euro gjatë 2018 ose me 18%.

Sicred