KRYEFAQJA » LAJME » Vendi » Akuzat e PD ndaj Ministrit të Brendshëm Xhafaj; Ka falsifikuar reformën në drejtësi
Akuzat e PD ndaj Ministrit të Brendshëm Xhafaj; Ka falsifikuar reformën në drejtësi

Akuzat e PD ndaj Ministrit të Brendshëm Xhafaj; Ka falsifikuar reformën në drejtësi

Partia Demokratike akuzoi Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, se për të shpëtuar vëllain e tij, Agron Xhafaj, i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Kasacionit në Itali, me 7 vite e 2 muaj burg, ka arritur deri në falsifikimin e reformës në drejtësi. Gjatë hartimit të kësaj reforme , në mungesë transparence dhe konflikt të hapur interesi, “Xhafaj,- thanë Alibeaj dhe Bardhi,- ka ndërhyrë në kodin e procedurës penale, pikërisht në nenin 491 , përmes pikës F, duke parashikuar që nuk mund të jepet ekstradimi kur pesoni i kërkuar është dënuar në mungesë , me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit.” Duke hequr, përmes falsifikimit, pjesën që kishte miratuar komisioni parlamentar dhe më pas Kuvendi, që në ato raste kur refuzohet ekstradimi, Ministria e Drejtësisë detyrohej të kërkonte njohjen dhe aplikimin e vendimit në Shqipëri, pra kryerjen e denimit në Shqipëri. Sipas Demokratëve, Fatmir Xhafaj me falisfikimin e kryer, ka kryer veprën penale të korrupsionit të zyrëtarit të lartë dhe të falsifikimit të dokumentave zyrtare . Kjo me qëllimin e vetëm për ti siguruar vëllait të tij të dënuar për trafik ndërkombëtar, paprekshmërinë dhe imunitetin ligjor.

Sicred