KRYEFAQJA » LAJME » Vendet skandinave pro hapjes së negociatave Shqipëri – BE

Vendet skandinave pro hapjes së negociatave Shqipëri – BE

Vendet skandinave janë pro hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe BE. Kjo u bë e ditur gjatë takimit që Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, patën me kryetarin e Parlamentit të Suedisë Urban Ahlin në Talin të Estonisë, ku ata po marrin pjesë në Samitin e Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Evropian. Zoti Ahlin u shpreh se Suedia dhe vendet Skandinave, mbështesin hapjen e negociatave me Shqipërinë. Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit zoti Ruçi zhvilloi një takim edhe me Kryetaren e Senatit Hollandez, zonjën Ankie Broekers-Knol.
Ky takim i rëndësishëm i Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Evropian, si edhe kryetarët e parlamenteve të vendeve që aspirojnë për tu anëtarësuar, vjen menjëherë pas marrjes nga Komisioni Evropian i rekomandimit për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me BE. Zoti Ruçi dhe zoti Balla po e vlerësojnë takimin si një mundësi për të kërkuar mbështetjen e parlamenteve të vendeve anëtare për hapjen e negociatave me BE. Në fokusin e diskutimeve të takimit do të jenë tematikat si e “E ardhmja e Bashkimit Evropian” dhe “Evropa dhe mbrojtja e sigurisë”.

Para Mbrapa
Para Mbrapa