KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vendet e BE-së fajësojnë njëra-tjetrën mbi skandalin e vezëve të infektuara

Vendet e BE-së fajësojnë njëra-tjetrën mbi skandalin e vezëve të infektuara

Komisioneri europian për sigurinë e ushqimeve kërkoi t’i jepej fund luftës së fjalëve mes vendeve të BE-së që fajësojnë njëra-tjetrën për skandalin e vezëve të infektuara me një insekticid të rrezikshëm për njerëzit. Komisioneri Andriukaitis tha se ministrat dhe rregullatorët e Bashkimit Europian duhet të takohen urgjentisht. Analizat laboratorike zbuluan se një sasi e madhe vezësh që vijnë kryesisht nga Holanda janë kontaminuar me fipronil, insekticid i ndaluar në industrinë ushqimore të BE-së. Një debat i ashpër po zhvillohet lidhur me faktin se prej sa kohësh kishin qenë në dijeni të problemit autoritetet belge dhe holandeze. Të enjten, hetuesit arrestuan dy persona gjatë bastisjeve të zhvilluara në kompani holandeze dhe belge. 8 kompani në Holandë dhe 11 në Belgjikë u bastisën nga autoritetet që konfiskuan automjete, llogari bankare dhe prona. Autoritetet britanike thanë se 700 mijë vezë ishin dërguar edhe në këtë vend nga fermat e kontaminuara. Supermarketet në Belgjikë, Holandë dhe Gjermani kanë tërhequr nga tregu miliona vezë.

Sicred