KRYEFAQJA » LAJME » Vëllezërit Habilaj në sitën e policisë
Hetim për ekstradimin e "financierit" të Habilajve

Vëllezërit Habilaj në sitën e policisë

 

Policia e Vlorës ka njoftuar se ka identifikuar dhe sekuestruar astete pasurore të vëllezërve Habilaj, të cilat dyshohet se janë vendosur në rruge kriminale. Sipas policisë bëhet fjalë për 3 biznese, 5 automjete dhe një mjet lundrues.
Në një dalje për mediat drejtori i policisë së qarkut Vlorë Gentian Shehaj ka bërë me dije vijimin e operacionit dhe kontrolleve të ushtruara në disa prona të vëllezërve Habilaj, për kapjen e personave të përfshirë në këtë bandë. Ai ka folur edhe për sekuestrim të lëndëve narkotike, pas dyshimeve se sasi të lëndëve narkotike ishin fshehur në banesat e tyre. Gjithashtu Shehaj ka njoftuar edhe për bashkëpunimin edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, për evidentimin dhe bllokimin e llogarive bankare të vëllezërve Habilaj.

Sicred