KRYEFAQJA » LAJME » Velipojë, përmirësohet furnizimi me ujë

Velipojë, përmirësohet furnizimi me ujë

Për herë të parë e gjithë zona turistike e Velipojës, furnizohet e gjitha me ujë të pijshëm në një stadard të përmirësuar. Zona e plazhit arrin të furnizohet 12 orë në ditë me ujë të pijshëm, ndërsa zona turistike e Rrjollit ka 24 orë ujë të pijshëm. “Kjo është realizuar kohët e fundit është rehabilituar pasi është marrë nga ujësjellësi i fshatit dhe është bërë një punë mjaft e mirë në rehabilitimin e gjithë territorit të ujësjellësit” tha Përgjegjësi i sektorit të pompave Çesk Kurtari. Cilësia e ujit konfirmohet edhe nga Shefi i shendetit mjedisor prane drejtorise se shendetit publik. “Mendoj që jemi brenda të gjithë standarteve sepse ajo që kërkohet nga ato pompa automatike që vendosen për klorinim gjithmonë ruajnë standartin pasi janë të llogaritura në mënyrë të tillë që të mos kalohen kufijtë e normes” theksoi Burim Gjyli Shefi i shendetit mjedisor. Velipoja ështe në kulmin e sezonit turistik, ndërsa sipas të dhënave gjatë muajit gusht këtë plazh e vizitojnë rreth 70 mijë pushues në ditë.

Sicred