KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Velipojë, Klosi u bën thirrje bizneseve: Jini të ndershëm me çmimet!

Velipojë, Klosi u bën thirrje bizneseve: Jini të ndershëm me çmimet!

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ju kërkoi bizneseve turistike në Velipojë të jenë të ndershëm me çmimet, pasi kjo politikë është çelësi i suksesit të zhvillimit të turizmit. “Shteti ashtu sic ju ka mbështetur në aktivitetin tuaj,do të jetë në kontroll që aktiviteti të mos jetë abuziv, të keni në kujdes problematikat e lindura tashmë edhe nga dashakeqës të turizmit në Shqipëri për rritjen e cmimeve, abuzimet me cmimet prandaj do t’ju kërkojmë në radhë të parë juve që keni bizneset në këto zona që të jeni shumë më transparentë me pushuesit, të keni në cdo restorant apo hotel, lista cmimesh të afishuara dhe biseda me turistët të jetë direkte, e sqaruar, përsa I përket cmimeve dhe do të vazhdojnë kontrollet përsa i përket ligjit” tha zoti Klosi.
I pranishëm në takim ministri i jashtëm Ditmir Bushati u ndal tek disa problematika që ngritën përfaqësuesit e biznesit. Ai i ftoi ata që të bëhen pjesë e këtij koalicioni të madh ndërveprimi dhe të kontribuojnë për zhvillimin e përbashkët në të mirë të gjithë komunitetit. ” Puna zgjidhet që për pastrimin çfarë po bëhet gjatë gjithë vitit, çfarë kontribuojnë bizneset, çfarë kontribuon komuniteti, çfarë ka mundësi bashkia, çfarë ka mundësi qeveria. E dyta, aktivitetet e karakterit kulturor, të gjitha janë duke u bërë me mbështetjen ose të biznesit, ose të qeverisë qendrore. Këtu duhet gjithashtu kontributi i bashkisë”.
Dy ministrat, inspektuan në Velipojë, qendrën shëndetësore të shtuar këtë sezon turistik në shërbim të pushuesve. Qendra ofron shërbime në 24 orë në 7 ditë të javës.

Sicred