KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj: “Tirana ka nevojë për shumë punë pasi kryeqyteti nuk ndryshon as me fjalë, as me sharje, as me kërcënime e as me çadra”
Veliaj: "Tirana ka nevojë për shumë punë pasi kryeqyteti nuk ndryshon as me fjalë, as me sharje, as me kërcënime e as me çadra"

Veliaj: “Tirana ka nevojë për shumë punë pasi kryeqyteti nuk ndryshon as me fjalë, as me sharje, as me kërcënime e as me çadra”

Përreth dy orë dhe në mungesë të opozitës, Këshilli Bashkiak diskutoi sot disa vendime të për kujdesin social dhe përmirësimin e infrastrukturës. Duke paraqitur nismat e marra nga Bashkia e Tiranës në vetëm një muaj, Veliaj pohoi se transporti publik tashmë është kthyer në një alternativë reale për qytetarët. Në lidhje me ndryshimin e Pazarit të Ri, Veliaj foli me shifra dhe deklaroi se janë 308 biznese që kanë filluar punën ose janë duke bërë investimet e tyre, të cilat në total punësojnë 1007 vetë. Para anëtarëve të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku theksoi se Tirana ka sot nevojë për shumë punë pasi sipas tij kryeqyteti nuk ka për të ndryshuar as me fjalë, as me sharje, as me kërcënime e as me çadra.

Sicred