KRYEFAQJA » LAJME » Nis rikonstruksioni i rrugës “Selaudin Bekteshi”
veliaj, erion veliaj, kryetar i bashkise tirane, rikonstruksion, rruga selaudi

Nis rikonstruksioni i rrugës “Selaudin Bekteshi”

Banorët e njësisë katër në kryeqytet do të kenë një rrugë të re, pasi Bashkia ka filluar rikonstruksionin e segmentit “Selaudin Bekteshi” në atë njësi. Sipas kryebashkiakut Veliaj, do të vijojnë investimet në kuadër të planit të ri urbanistik, që parashikon një Tiranë policentrike. “Bashkia është fokusuar në zbatimin e përpiktë të planit të ri urbanistik, i cili ka propozuar që zonat e Tiranës të fillojnë dhe të organizohen në një Tiranë policentrike. Nuk mund të kemi qendra policentrike, nëse nuk ka infrastrukturë.” Veliaj gjithashtu u shpreh se gjatë këtyre dy viteve të fundit është mbajtur premtimi për legalizimin dhe urbanizimin e të gjitha zonave në Tiranë, ndërsa theksoi se zgjidhja më e mirë për modernizimin e Tiranës është që të ecet paralelisht me dy proceset. Sipas tij, urbanizimi do të rrisë dhe vlerën e banesave: “Në disa zona të Tiranës çmimi është rritur me 15%, ndërsa vlera e banesës që ka një qytetar i Tiranës në disa zona të tjera ka shkuar deri 35-40%.” Investimi në rrugën Selaudin Bekteshi e përfshin me dy korsi, ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, ndriçimin, si dhe vendosjen e plotë të sinjalistikës.

Sicred