KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj: Rezultati në Tiranë përgjegjësi e jashtëzakonshme
Veliaj: Rezultati në Tiranë përgjegjësi të jashtëzakonshme

Veliaj: Rezultati në Tiranë përgjegjësi e jashtëzakonshme

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njeriu që zhvilloi një fushatë intensive për fitoren e kryeministrit socialist Edi Rama, e ka cilësuar si përgjegjësi të jashtëzakonshme rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë. “18 mandate në Tiranë janë një përgjegjësi e jashtëzakonshme sidomos me bashkinë e re” tha zoti Veliaj për gazetarët gjatë një komunikimi nga selia e PS mbrëmjen e së hënës. “Në disa zona tipike të djathta si zona e Pazarit të ri, për herë të parë në histori kanë votuar majtas. Edhe anëtarët e PD-së thonë se para punës nuk mjaftojnë llafet” tha zoti Veliaj.
Por situata e re në marrëdhëniet PS – LSI sa mund të ndikojë në Këshillin Bashkiak? “Për marrëdhëniet në Këshillin Bashkiak, ne kemi një atmosferë shumë pozitive me të gjithë aleatët. Besoj që kjo lloj qasje e bashkëpunimit nuk i ka dalë keq Bashkisë së Tiranës. Ne morëm një mandat masiv sidomos nga populli i Tiranës, i cili le të themi është më i emancipuar. Fitorja është e stërmadhe dhe mallkimi më i madh që mund t’u ndodh socialistëve në këto momente është t’u hyj vetja në qejf” tha zoti Veliaj. “Sa herë ulem në thyezën e Këshillit Bashkiak kërkoj një koalicion sa më të madh. Edhe në mbledhjen e fundit, për disa tema jo shumë radikale, ne kishim një koalicion përtej koalicionit politik. Për sa kohë, unë kërkoj bashkëpunim dhe gjej bashkëpunim, do të vazhdoj punë” tha kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.