KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj: Monitorimin e gjendjes për parandalimin e zjarreve, të qëllimshëm apo jo

Veliaj: Monitorimin e gjendjes për parandalimin e zjarreve, të qëllimshëm apo jo

Është arritur të izolohet zjarri masiv në kodrat e Ibës në afërsi të Tiraneë. Shërbimi zjarrfikës, pushtetit vendor, Agjencisë së Parqeve, Ministria e Mbrojtjes dhe e Brendshme, banorëve dhe vullnetarëve, kanë bërë të mundur që aksioni të përfundojë me sukses.

Kryebashkaku Vleiaj gjatë inspektimit në zonë, ka vlerësuar punën e ekipit të emergjencave e jo vetëm :

“Jam shumë krenar sot për të gjithë kolegët që përballuan një situatë emergjence të paprecedentë. Më vjen mirë që kemi pasur 65 zjarrfikës në terren, të cilët e kanë gdhirë gjatë gjithë natës, për t’u siguruar që sot Tirana të zgjohet më e sigurt dhe e gjithë kjo zonë, e Krrabës, Petrelës, Ibës, Bërzhitës, të shpëtojë nga ndoshta një tragjedi nëse zjarri do të kishte avancuar në zonat e banuara” Kjo është prona jonë e përbashkët. Sfidat e Tiranës nuk janë sfida unike, të njëjtat gjëra ndodhin kudo, akte vandalizmi të djegies së pyjeve, kazanëve të mbeturinave, të dëmtimit të pronës publike. Pyetja është: A do bëhemi bashkë kundër një pakice që na çon në dëme të tilla?”,

Drejtori i Zjarrfikëseve të Tiranës, Shkëlqim Goxhaj bëri të ditur se nuk ka pasur viktima apo të lënduar, por vetëm dëme në kullotë.

“Në operacion morën pjesë rreth 70% e efektivit të shërbimit zjarrfikës të Tiranës. Me ndihmën e këtyre strukturave dhe të helikopterit, ditën e sotme është bërë izolimi i zjarrit masiv. Do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu edhe ditën e sotme që të sigurohemi që nuk do të kemi dëme”, tha Goxhaj.

Tashmë që rreziku në këtë zonë ka kaluar, Veliaj kërkoi nga Policia e Shtetit që të hetojë çdo rast zjarrvënie të qëllimtë dhe të vendosë para përgjegjësisë ligjore shkelësit. Ai bëri të ditur se do të kërkojë forcimin e ndëshkimeve për çdo rast zjarrvënie të qëllim

Sicred