KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj: Me paratë e parkimit do ngremë Pyllin Orbital!
Veliaj: Me paratë e parkimit do ngremë Pyllin Orbital!

Veliaj: Me paratë e parkimit do ngremë Pyllin Orbital!

Çdo pagesë parkimi në Tiranë do të përdoret për të blerë pemët që do të krijojnë pyllin orbital të Tiranës. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili prezantoi të martën në Tiranë projektin e parkingut elektronik me pagesë. “Kemi bërë një propozim shumë të guximshëm për këtë vit. Kemi miratuar planin të ri urbanistik ku kemi parashikuar mbjedhjen e 2 milionë pemëve në pyllin orbital. Propozimit që i kemi bërë financave të bashkisë është që çdo qindarkë që do të vijë nga parkimet e Tiranës do të shkojë për të blerë pemë për pyllin orbital. Kjo do të thotë që çdo qytetar që po paguan parkimin në thelb po blen një pemë” tha zoti Veliaj. “Çdo qytetar që do të nisë të bëjë pagimin e parkimit në mënyrë elektronike duke çuar targën e vet në numrin 50 500” shtoi ai.
Sipas të dhënave në Tiranë ka rreth 350 mijë makina, ndërsa qarkullojnë rreth 120 mijë. Bileta e një parkingu kushton nga 20 deri 100 lekë dhe shuma e përfituar do të jetë e konsiderueshme.

Sicred