KRYEFAQJA » LAJME » Veliaj i jep Grabar-Kitaroviç “Çelësin e Qytetit”
Veliaj i jep Grabar-Kitaroviç "Çelësin e Qytetit"

Veliaj i jep Grabar-Kitaroviç “Çelësin e Qytetit”

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç ka marrë një tjetër mesazh miqësie gjatë vizitës së saj në Shqipëri. Gjatë takimit me kreu e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, asaj i është dorëzuar çmimi “Çelësi i Qytetit”.
Zonja Grabar-Kitaroviç u shpreh e suprizuar me ndryshimet në Tiranë. “U shpreha edhe më herët për median kroate, sa e surprizuar jam me ndryshimet që pashë në Tiranë. Që prej vizitës time të parë këtu në 1993, pashë se sa ka ndryshuar qyteti” tha ajo.
Nga ana e tij kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi rolin që Kroacia ka luajtur dhe po luan për një politikë me dyer të hapura për rajonin e Ballkanit, sipasi tij si zëdhënëse e përparimit tonë drejt BE-së. “Mendoj se për ne, Kroacia dhe lidershipi i saj, mrekullia e transformimit të Kroacisë në procesin e integrimit në BE, është jo thjesht një destinacion, por një rrugëtim. Ndaj, po mbajmë shënime dhe jam jashtëzakonisht i frymëzuar nga ky rrugëtim” tha ai.
Presidenten kroate dhe kreu i Bashkisë së Tiranës kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit mes Tiranës dhe qyteteve kroate, si dhe mundësitë e shkëmbimit të eksperiencave pozitive. Vizita e zonjës Grabar – Kitaroviç ka vazhduar në “Parkun Europa” në sheshin “Skënderbej”, ku ajo dhe zoti Veliaj në mënyrë simbolike të miqësisë, mbollën edhe një pemë.

Sicred