KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Veliaj drejton dëgjesën e tretë për çështjen e Teatrit Kombëtar, me artistë e arkitektë
Veliaj drejton dëgjesën e tretë për çështjen e Teatrit Kombëtar, me artistë e arkitektë

Veliaj drejton dëgjesën e tretë për çështjen e Teatrit Kombëtar, me artistë e arkitektë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, drejtoi dëgjesën e tretë për çështjen e godinës së Teatrit Kombëtar, ku thirri artistët dhe arkitektët. Që në fillim artistët u ndanë në dy kampe, pro dhe kundër ndërtimit të një teatri të ri, duke paraqitur dy deklarata. Veliaj risolli në vëmendje një intervistë të dhënë nga arkitekti danez Bjarke Ingels, i cili ka projektuar nje godinë moderne për Teatrin e ri Kombëtar. Eksperetët kanë përsërtirur sërish se godina aktuale e teatrit është tërësisht jashtë standardeve. Një grup artistësh që janë pozicionuar kundër prishjes së godinës ekzistuese të teatrit, si Arben Derhemi apo Alert Celoaliaj, nuk ju pergjigjën ftesës për të marrë pjesë në këtë takim. Por edhe artistë që janë pro ndërtimit të një teatri të ri kërkuan garanci që kërkesat e tyre do të reflektohen në projekt. Rezerva janë shprehur edhe sa i përket ndërtimit të teatrit të ri nga privati. Ndërkoh, në parlament po diskutohet një projektligj që parashikon shëmbjen e teatrit ekzistues dhe ndërtimin e një teatri të ri, përmes partneritetit publiko-privat.

Sicred