KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Veliaj: Deri në 2030 të mbjellim 2 milionë pemë në Tiranë
Veliaj: Deri në 2030 të mbjellim 2 milionë pemë në Tiranë

Veliaj: Deri në 2030 të mbjellim 2 milionë pemë në Tiranë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur ambicien për mbjelljen e 2 milionë pemëve të reja në kryeqytet deri në vitin 2030, duke krijuar një mjedis më të mirë për qytetarët. “Nisma jonë për të mbjellë dy milionë pemë deri në vitin 2030 nuk bëhet dot realitet nëse njerëz të mirë të këtij qyteti, si profesor Ilia, nuk na japin një dorë” tha ai duke prezantuar edhe profesorin dhe përkthyesin e gjuhës frënge, Ilia Lëngu.”Ajo që mua më pëlqen më shumë është pasioni i tij për të qenë vullnetar i këtij qyteti” tha zoti Veliaj. “Ky është një kënd shumë i dashur për mua në Parkun Madh të Tiranës, të cilin e njoh që nga vitet ’70. Pra, janë gati 50 vjet që unë dhe familja ime shëtisim në këtë park të bukur, që ka pësuar ndryshime të cilat i shikon kushdo, bien në sy dhe mirëmbahet në mënyrën më të mirë të mundshme” tha ai.
Zoti Veliaj i cili në qershor mbush katër vjet në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, e ka kthyer mbjelljen e pemëve në një kauz më vete. Sipas shifrave, që prej ardhjes së tij në krye të bashkisë, janë mbjellë mbi 100 mijë rrënjë pemë të reja.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com