KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Veliaj, dëgjesë me arkitektët për godinën e Teatrit Kombëtar

Veliaj, dëgjesë me arkitektët për godinën e Teatrit Kombëtar

Pas degjesës së zhvilluar me artistët javën e kaluar, kryebashkiaku i Tiranës dëgjoi edhe mendimin e arkitektëve e urbanistëve sa i përket godinës së Teatrit Kombëtar. Drejtues të disa institucioneve thanë se prej më shumë se një dekade, godina e Teatrit ëhtë jashtë funksionit. Agron Hysenlliu, Drejtues i Institutit te Ndërtimit, në këtë mbledhje: “Po mundohemi të riparojmë diçka që nuk riparohet. Nga ana arkitektonike ai duhet të rrafshohet dhe të ringrihet me kushtet e sotshme teknike. Mbrojtja nga zjarri e godinës është e pambrojtur, dhe gjithashtu nuk përmban vlera për tu shpallur monument i kategorisë së dytë.” Kryebashkiaku beson se duhet të jenë ekspertët që t’u paraqesin aktorëve të Teatrit Kombëtar argumentat se si duhet të adresohet problematika e godinës së Teatrit Kombëtar. Për këtë kërkon një takim mes palëve. “Në qoftë se ju jeni të hapur, unë kërkoj që të bëjmë një dëgjesë tjetër dhe të flasim vetëm për anën teknike. Ne i besojmë plotësisht aktorëve kur bëhet fjalë për çfarë u duhet atyre për të performuar. Ama duhet të reciprokojmë këtë besim me ata qëe janë teknikët e konstruktivistët apo arkitektët, të cilët janë ata që kuptojnë të gjithë parametrat e kodeve të ndërtimit ” Një pjesë e aktorëve të Teatrit Kombëtar kërkon të rikonstruktohet godina ekzistuese, ndërsa të tjerë janë për ndërtimin e një godine të re. Ndërkohë në parlament po diskutohet një projektligj që parashikon shembjen e Teatrit ekzistues dhe ndërtimin e një Teatri të ri, përmes partneritetit publiko-privat.

Sicred