KRYEFAQJA » LAJME » Vdiq Masaya Nakamura, “babai” i lojës me video Pac-Man
Vdiq Masaya Nakamura, "babai" i lojës me video Pac-Man

Vdiq Masaya Nakamura, “babai” i lojës me video Pac-Man

Ka vdekur “babai” i Pac-Man, një nga lojërat e para me video më të famshmet në botë. Masaya Nakamura, themelues i shoqërisë japoneze Namco, që bëri këtë lojë në vitin 1980, ka vdekur javën e shkuar në moshën 91-vjeçare, por lajmi u bë i ditur sot, njoftojnë mediat ndërkombëtare. Nakamura zgjodhi fjalën Pac për të përfaqësuar përtypjen e Pac-Man kundër presë së vet.

Pac-Man doli në treg në një kohë në të cilën kishte pak lojra me video garuese, duke filluar nga Space Invaders, por mendohet se Pac-Man është luajtur më shumë se 10 miliardë herë, duke u bërë një ikonë e kulturës popullore.

Sicred