KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vdes grupi temelues i grupit militant Haqqani

Vdes grupi temelues i grupit militant Haqqani

Talebanët e Afganistanit kanë bërë të ditur se pas një sëmundjeje të gjatë ka vdekur themeluesi i rrjetit militant Hakani. Jalaludin Hakani ka qenë një figurë domethënëse e grupit në Afganistan dhe ka patur marrëdhënie të ngushta si me talebanët ashtu edhe me al-Kaedën. Besohet se që nga viti 2001, grupi komadnohet nga djali i tij.   Rrjeti Hakani ka qenë prapa pjesës më të madhe të sulmeve ndërmarre vitet e fundit ndaj Afganistanit dhe forcave të NATOs. Ndërkohë, në deklaratën e talebanëve nuk janë dhënë detaje për datën apo vendin e vdekjes së Jalaludin Hakanit. – E ndërsa u përball me vështirësi të mëdha për fenë e Allahut gjatë rinjisë së tij, ai gjithashtu u përball me një sëmundje të gjatë në vitet e fundit të jetës, – thuhet në deklaratë. Prej vitesh kanë qarkulluar zëra për vdekjen e Hakanit. Në vitin 2015, burime pranë grupit militant patën thënë për rrjetin BBC se lideri kishte vdekur që prej një viti, por kjo nuk u konfirmua asnjëherë.

Sicred