KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Vdes, siç vdes një vend”, premierë në Teatrin Kombëtar

“Vdes, siç vdes një vend”, premierë në Teatrin Kombëtar

“Vdes, siç vdes një vend” shkruar nga autori i njohur grek Dimitris Dimitriadis, ngjitet premiere në Teatrin Kombëtar. Një vepër e cila duket se trondit jo vetëm me stilin e përdorur të regjisë skenike, por edhe me të vërtetat që shpall. Një autor në Greqinë moderne dhe të krizës i cilësuar si kontrovers, që vendos t’i flasë vendit për plagët e veta dhe duket se kjo ngjashmeri me realitetin shqiptar e ka bindur edhe Rozi Kostanin që të marrë përsipër regjine e veprës si dhe përkthyesen që ta sjellë veprën në shqip.
“Për të gjetur gjuhën skenike duke ditur që ne mbështetmi tek veprimi, ka qenë i vështirë deshifrimi. Por jam përpjekur që të flas me zërat polifonikë, të cilët do të interpretohen live” thotë regjisorja Kostani për RTSH.
Ndërsa për përkthyesen Eleana Zhako, “Gjuha, metafora që përdoret në libër, e ndjeva se i shkon shumë realietit shqiptar duke e lidhur me periudhën e diktaturës, ngjarjet e vitit 1997”.
Një vepër që të jep dorë përmes korit dhe të vërtetave të gjalla të shprehesh revoltën dhe të mos përmbash ulërimat kur gangrena ka zënë gjithë vendin.
“Nuk është e lehtë të mallkosh vendin tënd, nuk është e lehtë të çosh vendin tënd drejt vdekjes ashtu siç e çon Dimitriadisi. Por brenda kësaj dërgese është kurajo për të thënë të vërtetën. Le të shkojmë drejt vdekjes, por të shkojmë me të vërteta” thotë nga ana e tij aktori Alfred Trebicka.
Nëse një vend është pre e grykësisë së politikanëve të saj makbethianë, nëse flijon trupat e arsyes, vetënjohjes, lirisë, artin e të jetuarit, të të krijuarit, të njohjes dhe pranimit të tjetrit për të ndërtuar kështjella paranojake, ai është idestinuar “të jetojë nën dritën e një ylli të vdekur”.

Sicred