KRYEFAQJA » LAJME » Vdes minatori, e zë masivi i gurëve
Vdes, minatori, e zë masivi i gurëve

Vdes minatori, e zë masivi i gurëve

Një tjetër jetë e humbur në miniera. Eris Keta 30 vjeç humbi jetën këtë mëngjes si pasojë e goditjes nga një masiv shkëmbor ne thellesi te nje prej galerive te zones D te minieres se Bulqizes. Trupin e viktimes nga thellesia e kane nxjerre koleget e tij, por burime pranë spitalit te Bulqizes thanë se 30-vjeçari Keta ka mbërritur i pajetë ne spital. Nga kqyrja paraprake e trupit, jane konstatuar fraktura ,të cilat janë shkaktuar nga goditja e gurëve. Ne vendin ngjarjes ka mberritu grupi hetimor I cili po punon për zbardhjen e shkaqeve te këtij aksidenti fatal. Miniera e Bulqizës edhe për faktin se ka rreth 2000 minatore, është miniera me numrin më të madh të aksidenteve me pasojë vdekjen.

Sicred