KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vdes agresori i incidentit në jug të Francës
Vdes agresori i incidentit në jug të Francës

Vdes agresori i incidentit në jug të Francës

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur gjatë tre sulmeve të ndërmarra nga një person i armatosur i cili pretendoi se ishte mbështetës i Grupit Terrorist të Shtetit Islamik, dhe i cili u qëllua për vdekje nga policia franceze. Fillimisht agresori, emri i të cilit raportohet të quhet Redouane Lakdim, rrëmbeu një makinë në qytezën e quajtur Karkason, duke vrarë një pasagjer dhe plagosur shoferin. Pastaj ai qëlloi me armë dhe plagosi një oficer policie po në Karkanson. Pastaj besohet se i dyshuari ka lëvizur me makinë për në Treb, ku u fut në një supermarket, bërtiti jam ushtari i ISIS, dhe mori peng personat që ndodheshin aty, duke vrarë mw pas dhe dy prej personave të marrë peng. Qindra oficerë policie zbarkuan në zonë. Një kolonel lejtnant i xhandarmërisë doli vullnetar që të shkëmbehej me pengjet. Ai la të hapur linjën e celularit të tij, në mënyrë që policia të monitoronte situatën. Kur policia dëgjoi të shtëna armësh në telefon, ata morën në kontroll situatën, duke eliminuar agresorin. Ndërkohë, kolonel lejtanti i xhandarmërisë, u plagos. I dyshuari ishte i armatosur rëndë dhe po kërkonte lirimin e Salah Abdeslam, të vetmit agresor të mbijetuar të sulmeve të Parisit, ku humbën jetën 130 persona. Mediat lokale gjithashtu bënë të ditur se i dyshuari është i njohur për shërbimet franceze të intelligjencës .

Sicred