KRYEFAQJA » LAJME » Vdes 7 vjeçarja, shtohet alarmi për kujdes ndaj gripit
Vdes 7 vjeçarja, shtohet alarmi për kujdes ndaj gripit

Vdes 7 vjeçarja, shtohet alarmi për kujdes ndaj gripit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar pas fatkeqesise se ndodhur në spitalin e Durrësit, ku një 7 vjeçare humbi jetën pasi u paraqit në gjendje të rëndë në spital. Në një njoftim për shtyp shprehet dhimbja për ngjarjen dhe bëhet i ditur plani i masave për përballimin e qarkullimit të gripit në vend. Ndonese është konstatuar një rritje e qarkullimit të gripit dhe virozave, Ministria deklaron se kemi situatë epidemie të gripit.
Në njoftimin për shtyp bëhet e ditur se janë ende në gjendje 9 mijë doza vaksinë falas për popullatën e rrezikuar si femijët, të moshuarit me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna.
Po ashtu në kryeqytet 4 qendra shëndetësore, ajo e Kombinatit, Laprakës, ish-Bllokut dhe Oxhakut, do të kalojnë në shërbim 24 oresh. Qytetarët mund t’i drejtohen atyre, duke shmangur vajtjen direkte në QSUT.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të mos neglizhojnë shenjat e gripit, por të konsultohen me mjekun e familjes për të parandaluar komplikacionet.

Sicred