KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vdekja e gazetarit në Gaza
Vdekja e gazetarit në Gaza

Vdekja e gazetarit në Gaza

Ushtria izraelite është shprehur se do të hetojë vdekjen e një gazetari palestinez i cili u qëllua për vdekje gjatën përplasjeve në kufirin e Gazës me Izraelin. Jaser Murtaja, që punonte për një agjenci lajmesh me seli në Gaza, kishte veshur një jelek ku dukej qartë fjala Shtypi, kur u plagos të premten që lamë pas. Ai vdiq në spital, duke u bërë edhe palestinezi i 28-të i vrarë gjatë një jave. Një zëdhënese e ushtrisë izraelite u shpreh se incidenti po rishikohej. – Forcat e Mbrotjejes së izraelit nuk qëllojnë me armë në mënyrë të qëllimshme ndaj gazetarëve, – u shpreh ajo, duke theksuar se rrethata në të cilat u vra gazetari duheshin shqyrtuar. Qindra persona morën dje pjesë në funeralin e zotit Murtaja. Trupi i tij u mbështoll me flamurin palestinez dhe mbi të u vendos një jelek ku shkruhej fjala Shtypi. Tridhjetë vjecari ishte një nga nëntë palestinezët e vrarë të premten që lamë pas. Ndërkohë gjatë përplasjeve janë raportuar 491 palestinezë të plagosur dhe asnjë nga pala izraelite..Për ngjarjen reagoi edhe zyra e shtypit të kryediplomates europiane Federika Mogherini, e cila vuri në pikëpyetje përdorimin proporcional të forcës, e cila duhet adresuar. – Raportimet nga forcat e Mbrotjejes së Izraelit rreth hedhjes së gurëve dhe bombave ndaj pozicioneve të tyre si dhe përpjekjeve për të kapërcyer gardhin për në Izrael, duhet të qartësohen, – thuhet në deklaratën e publikuar nga zyra e shtypit të kryediplomates amerikane, e cila gjithashtu u bën thirrje palëve për vetëpërmbajtje në mënyrë që të shmanget përshkallëzimi i situatës dhe humbja e jetëve.

Sicred