KRYEFAQJA » LAJME » Vdekja e 56 vjeçares në Urgjencën e Durrësit
Vdekja e 56 vjeçares në Urgjencën e Durrësit

Vdekja e 56 vjeçares në Urgjencën e Durrësit

Familjarët e 56 vjeçares Ervehe Dedej, e cila humbi jetën teksa ndodhej e shtruar në urgjencën e Durrësit kanë akuzuar mjekët për neglizhencë. Vëllai i të ndjerës Albert Dedej, hodhi akuza të forta ndaj mjekëve të urgjencës.  Ai pretendon se  bluzat e bardha nuk kanë kryer detyrën e tyre dhe për pasojë motra e tij ka ndërruar jetë. Dedej sqaron se 56-vjeçarja kishte shkuar në urgjencë pasi kishte konsumuar një sasi medikamentesh, por pavarësisht gjendjes për  tre orë nuk është vizituar nga mjekët.  Menjeherë pas denoncimit publik ka reaguar edhe spitali i Durresit. Në një komunikatë për mediat, ata hedhin poshtë pretendimet e familjarëve për neglizhencë dhe theksojne se 56-vjeçares i është dhëne menjehere ndihma e parë nga mjekët: “56-vjeçarja ka ardhur në gjendje shumë të rëndë në spital dhe shumë shpejt ka kaluar ne gjendje kome, më datë 27.08. 2018, në orën 12.22, ku menjëherë ka marrë mjekimin nga stafi mjekësor dhe infermieror i urgjencës së spitalit. Pas referimit të familjarëve se gruaja vuante nga probleme të shëndetit mendor, mjekët kanë konstatuar se gruaja kishte marrë mbidozë medikamentesh dhe pavarësisht ndihmës së menjëherëshme së ekipit mjekësor, 56-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.” Në spitalin e Durrësit është bërë autopsia dhe shkaku i vdekjes së 56-vjeçares pritet te konfirmohet tashme nga ekspetiza mjeksise ligjore.

Sicred