KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vazhdon vala e arrestimeve në Turqi

Vazhdon vala e arrestimeve në Turqi

Thuajse dy vite nga grushti i dështuar i shtetit, vala e arrestimeve në radhët e ushtarakëve në Turqi vazhdon. Policia turke njoftoi se ka arrestuar 150 ushtarë, si të dyshuar për lidhje me klerikun Fetullah Gylen, që Recep Taip Erdogan e fajëson se qëndron pas organizimit të grushtit të shtetit në korrik të vitit 2016. Urdhri për ndalimin e ushtarakëve është lëshuar nga Prokuroria e Stambollit. Ndërkohë, të enjten u arrestuan 80 pjesëtarë të forcave ajrore, po me të njëjtat akuza. Në total, janë arrestuar, shoqëruar e më pas dënuar mbi 160 mijë persona, si pjesëmarrës ose ndihmës në grushtin e shtetit. Përafërsisht po kaq është edhe numri i atyre që janë spastruar nga administrata shtetërore për lidhjet me organizatën FETO të Fetullah Gylen, që Erdogan e ka përfshirë në listën e organizatave terroriste. Perëndimi e ka kritikuar Ankaranë për arrestimet masive dhe thotë se po shkelen të drejtat e njeriut.

Sicred