KRYEFAQJA » LAJME » Vazhdon regjistrimi në shkollat në Elbasan
Vazhdon regjistrimi, në shkollat, në Elbasan

Vazhdon regjistrimi në shkollat në Elbasan

Në 2 shkollat profesionale Ali Ceka dhe Ali Myftiu në Elbasan vazhdon rregjistrimi i nxënësve që kanë mbaruar arsimin 9 vjeçar. Në shkollën profesionale Ali Myftiu janë rregjistruar deri tani mbi 200 nxënës. Fluks më i madh i nxënësve është në degën shërbime mjete transporti si dhe në drejtimin elektro- teknik në atë mekanik. Nxënësit në këtë shkollë nuk janë vetëm nga Elbasani por edhe nga Gramshi, Kavaja, Lushnja e Librazhdi. Çdo gjë në këte shkollë është gati për fillimin e vitit të ri mësimor 2017-2018. Në shkollën profesionale Sali Ceka janë rregjistruar deri tani mbi 300 nxënës kryesisht në degët termo hidraulik, hoteleri-turizim, teknolog ushqimor. Të gjithë kabinetet dhe laboratorët e praktikës janë në funksion të plotë dhe funksionale.

Sicred