KRYEFAQJA » LAJME » Vazhdon numërimi, trendi nuk ndryshon
Vazhdon numërimi, trendi nuk ndryshon

Vazhdon numërimi, trendi nuk ndryshon

Kur përpunimi i votave po i afrohet gjysmës së tyre, trendi i rezultatit nuk ka ndryshuar. Partia Socialiste edhe më tej vazhdon të jetë kryesuese dhe të shkojë drejt marrjes së 76 mandateve. Sipas KQZ nga numërimet deri në orën 12.40, për PS kanë votuar 342.237 ose 49.25 përqind. Për PD kanë votuar 198.258 mijë votues ose 28.58 përqind, ndërsa për LSI 101.683 votues ose 14.63 përqind. Nisur nga objektivat zgjedhore të paraqitura në fushata, deri tani vetëm PS ka arritur ti realizojë duke arritur në 76 mandate të paktën pesë mandate më shumë se sa kërkonte lideri dhe kryeministri socialist Edi Rama. Nga rezultatet e deritanishme janë konfirmuar gjithashtu edhe disa bastione të partive. Por numërimi i mëtejshëm pritet të sjelli dhe surpriza.

Sicred