KRYEFAQJA » LAJME » Vazhdon numërimi i votave për Këshillin Kombëtar të PD
Vazhdon numërimi i votave për Këshillin Kombëtar të PD

Vazhdon numërimi i votave për Këshillin Kombëtar të PD

Pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka nisur votimi dhe më pas numërimi i votave për Këshillin Kombëtar Kjo mbledhje vlerësohet si nga momentet kryesore të kësaj force politike, prej pesë vjetësh në opozitë dhe që synon me ngulm ardhjen në pushtet. Kreu i PD të opozitës Lulzim Basha tha sot se sfida më e madhe e partisë së tij mbetet misioni për kthimin e besimit të shqiptarëve tek aftësia për t’u vetëqeverisur, dhe forca për të kontrolluar qeverinë.

Kuvendi do të zgjedhi Këshillin, kryesinë, nënkryetarët dhe sekretariatet e partisë. Në garë për në Këshillin Kombëtar, cili ka 220 anëtarë, janë 350 kandidatë. Kandidatë për Këshillin Kombëtar do të jenë të gjithë anëtarët aktualë dhe ish-deputetë të PD. Në prag të mbledhjes akuza të forta i janë bërë zotit Basha nga kundërshtarët e tij. Disa prej tyre nuk janë përfshirë në lista. Disa persona janë ankuar pasi në lista janë përfshire emrat e tyre pa u njoftuar më pare.  Zoti Basha tha se “Ne po ndërtojmë mekanizmin e vlerësimit paraprak për të gjithë ata që duan të konkurojnë për kandidatë për poste publike”. “Hapja dhe konkurenca e lirë në PD janë parime të shenjta që ne i kemi vënë në themel të partisë sonë. Kjo hapje do të thotë që kushdo që dëshiron të jetë pjesë e PD-së dhe kushdo që do të kontribojë, ka vendin e vet brenda PD-së” tha zoti Basha.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com