KRYEFAQJA » LAJME » Vazhdon misteri për vdekjen e Davide Astorit

Vazhdon misteri për vdekjen e Davide Astorit

Futbolli është ende nën shok për humbjen e papritur të Davide Astorit, kapitenit të Fiorentinës, sportistit model, e mbi të gjithë shumë të shëndetshëm. Në pritje të autopsisë që do të bëhet shumë shpejt, përpara se trupi t’i jepet familjarëve, hipoteza më e mundshme vazhdon të jetë ajo e arrestit kardiak. Por ky shkak mbetet shumë i çuditshëm pasi të mërkurën e kaluar, Astori kishte kryer të gjitha analizat dhe elektrokardiograma nuk kishin nxjerrë asnjë problem. Por mjeku Alesandro Bifi, kardiolog i sportistëve e shpejgon kështu këtë që ka ndodhur me Astorin: “Nuk do të thotë gjë se je sportist, i kontrolluar, mjaft i përgatitur fizikisht, apo bën një jetë të normale, madje nuk ka rëndësi nëse je i ri apo i moshuar. Duhet t’ju them se kur bëhet fjalë për vdekje të papritura, të gjithë jemi në fije të perit, pra nuk e dimë se kur mund të ndodhë. Janë 60 mijë të vdekur në vit në Itali për të tip patologjie, më shumë se 160 në ditë – shton më tej specialisti. – dhe të rinjtë nën 35 vjeç janë më shumë se 1000 në vit. A mund të bëhet ndonjë gjë për vdekjet e papritura? Sigurisht që jo. Këtu hyjmë në zonën gri, aty ku shkenca nuk mund të bëjë gjithçka. Dikush mund të thotë se përse nuk bëhet një kontroll më i thellë, më i hollësishëm. Atëherë lind pyetja: Por për ata 60 mijë të tjerët që kanë vdekur po për të njëjtën arsye çdo vit? Eshtë e thjeshtë përgjigja: sepse nuk mundet. Bëhet kontrolli standart për të gjithë. Edhe për sportistët. Dhe të gjithë dalin të aftë. Por nuk mund të thuhet asgjë për zonën gri, atë të panjohurën”.

Sicred