KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Vazhdon me intensitet ndërtimi i aksit turistik Shkodër – Velipojë
Vazhdon me intensitet ndërtimi i aksit turistik Shkodër - Velipojë

Vazhdon me intensitet ndërtimi i aksit turistik Shkodër – Velipojë

Me një fond prej 20 milionë dollarësh po rindërtohet rruga Shkodër -Velipojë, 30 kilometra e gjatë. Projekti parashikon shkurtimin e distancës aktuale me disa kilometer nga Velipoja në Shkodër, zgjerimin me 7 metra mesatarisht si dhe eliminimin e disa kthesave të rrezikshme. Veç shkurtimit të kohës së qarkullimit, rruga e re do të jetë më e sigurtë. Ky segment prej kohësh është konsideruar shumë problematik pasi atje janë regjistruar aksidente të shpeshta me pasojë jetë njerëzish. Punimet po vijojnë në tre lotë të ndryshme dhe aktualisht sipas inxhinierit Shuajp Harka, janë të përqëndruar në zgjerimin e rrugës dhe ndërtimin e kanaleve në anë të saj. Në zonat e banuara ku do të kalojë rruga parashikohet ndriçim dhe trotuare ndërsa në fshatin Bërdicë do të shmanget zona e banuar duke u ndërtuar një segment krejt i ri. Megjithese afati i punimeve është dhjetori i 2018 pritet që rruga Shkodër -Velipojë të përfundojë disa muaj më parë në prag të sezonit të ardhshëm turisti veror.

Sicred