KRYEFAQJA » LAJME » Vazhdon maratona e Tiranës
Vazhdon maratona e Tiranës

Vazhdon maratona e Tiranës

Prej një ore në rrugët e kryeqytetit vazhdon Maratona e Tiranës, edicioni i dytë i këtij aktiviteti i cili synon të kthehet në traditë. Gara organizohet me aprovimin e Federatës Botërore të Atletikës duke i dhënë seriozitetin e një aktiviteti ndërkombëtar. Këtë e tregon edhe pjesmarrja e më shumë se 2500 vrapues nga 40 vende të ndryshme të botës.  Në këtë garë janë 3 kategori vrapuesish: 21 km; 10 km dhe “We too”, gara për persona me aftësi ndryshe. Çmimet për fituesit e aktivitetit variojnë nga 400 deri në 2500 euro. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, i cili ka qenë mes vrapuesve në këtë martonë ndërsa ka uruar pjesmarrësit tha se e diela e sotme do të jetë një ditë feste për të gjithë.

Maratona e Tiranës po përcillet drejtpërdrejt nga rrjeti RTSH. Regjia dhe gazetarët e tij po sjellin minutë pas minute atmosferën e kësaj gare, por edhe pamje spektakolare nga kryeqyteti shqiptar. Veç televizionit, shqiptarët në mbarë botën mund të na ndjekin dhe në telefonat e zgjuar duke instaluar aplikacionin RTSH TANI. Ai gjendet falas në Play Store per pajisjet android dhe tek App Store për pajisjet IOS. Në rrjetet e internetit mund ta shikoni edhe në live stream në www.rtsh.al.

Sicred