KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vazhdon lufta tregëtare SHBA – Kinë
Hyn në fuqi tarifa 34 miliardë dollarëshe e SHBA ndaj Kinës

Vazhdon lufta tregëtare SHBA – Kinë

Pekini është zotuar se do të hakmerret pasi Shtetet e Bashkuara publikuan një liste me 1300 produkte kineze ndaj të cilave do të tatohen me 25 përqind. Shtëpia e Bardhë u shpreh se tatimi shtesë i propozuar mbi importet kineze ishte një kundërpërgjigje ndaj praktikave të Kinës rreth të drejtave e pronësisë intelektuale. Lista përfshin artikuj si produkte mjekësore, televizorë apo dhe motocikleta. Pekini u shpreh se dënonte dhe kundërshtonte tarifat. “Një veprim i tillë kaq jorealist dhe proteksionist dhunon parimet themelore dhe vlerat e Organizatës Botërore të Tregëtisë” u shpreh sot ambasada kineze në Uashington. Kina thotë se veprimi i SHBA-ve nuk i shërben intersave të vendit dhe për më tepër as interesit të ekonomisë globale. “Ashtu siç thonë kinezët, është diçka e sjellshme të përgjigjesh me reciprocitet” nënvizoi ambasada kineze në deklaratën e saj. “Pala kineze do të mbështetet në mekanizmin e Organizatës Botërore të Tregtisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe do të marrë masa me të njëjtën shkallë ndaj produkteve amerikane në përputhje me ligjet kineze” theksohet në deklaratë.

Sicred