KRYEFAQJA » LAJME » Vazhdon fluksi i lëvizjes së qytetarëve në doganën e Morines

Vazhdon fluksi i lëvizjes së qytetarëve në doganën e Morines

Edhe këto ditë në doganën e Morines në Kukës vijon të ketë fluks të dendur të lëvizjes së qytetarëve, si në hyrje ashtu dhe në dalje nga Shqipëria. Një pjesë të konsiderueshme të fluksit e përbëjnë pushuesit kosovarë që vazhdojnë të frekuentojnë bregdetin e Shqipërisë, ndërsa pjesa tjetër janë emigrantë që po kthehen në shtetet perëndimore ku kanë edhe vendet e punës. Në pikën e kalimit të kufirit punohet me 6 sportele, me personel shtesë dhe me proçedurë të përshpejtuar e megjithatë shpeshherë aty krijohen edhe rradhë të gjata. Efektivë të shërbimit në doganën e Morinit thonë se kjo situatë mund të vazhdojë deri në mbarim të sezonit turistik kur kthehen pushuesit nga plazhet si dhe largohen emigrantët drejt perëndimit.

Sicred