KRYEFAQJA » LAJME » Përfundojnë votimet për kreun e FSHF
Vazhdojnë votimet për kreun e FSHF

Përfundojnë votimet për kreun e FSHF

Në Asamblenë e Përgjithshme e FSHF që po i zhvillon punimet  në Hotel “Adriatik” në Durrës, kanë  përfunduar votimet për kreun e FSHF.   Kandidatë janë presidenti  i deritanishëm Armand Duka i cili po kërkon mandatin e pestë, sfidanti i tij kryesor është ish kryeministri dhe politikani i njohur socialist Bashkim Fino dhe zoti Shpëtim Hala ish arbitër futbolli. Para votimit tre kandidatët kanë bërë thirrjet e tyre të fundit.

Sipas statutit fituesi duhet të marri 2/3 e votave të vlefshme, 44 vota nga 66 anëtarë me të drejtë vote. Në rast se asnjë prej kandidatëve nuk arrin të sigurojë këtë shumicë të përcaktuar, atëherë zhvillohet një raund i dytë , 24 orë pas atij të parit, midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në raundin e parë. Nëse zgjedhja e presidentit bëhet në raundin e dytë, aty, kandidati fitues duhet të marrë 50 përqind + 1 votë për t’u zgjedhur president i FSHF.

Sicred