KRYEFAQJA » LAJME » Vazhdojnë rastet me fruth

Vazhdojnë rastet me fruth

Vashdon rënia e rasteve të reja me Fruth. Numri i të prekurve të konfirmuar nga ISHP ka mbërritur në 200 por gjatë javës që sapo lamë pas ka një tren në rënie të virusit. Në shërbimin e Pediatrisë në QSUT po trajtohen rreth 40 raste me komplikacione të rënda nga fruthi, mes tyre edhe disa nëna të cilat janë infektuar në fëmijët e tyre. Ndërkohe ISHP ka udhëzuar spitalet rajonale të dërgojnë drejt Tiranës vetëm rastet e rënda ndërsa nëse nuk kanë komplikacione të trajtohen me mjekim në kushtet e shtëpisë, duke i këshilluar edhe prindërit vetë të vaksinohen për të frenuar përhapjen në familje. Nga ana tjetër, konstatohet një ndërgjegjësim të të lindurve në vitet 80-90 për të ribërë vaksinën ndërkohë që ISHP vazhdon t’i kërkojë popullatës të mos hezitojnë të bëjnë vaksinën ndaj fruthit edhe nëse nuk kanë informacion se sa doza të saj kanë bërë, pasi nuk shkakton efekte anësore. Ndërsa për sa i përket epidemisë së gripit, të dhënat më të fundit tregojnë një rënie të ndjeshme. Nga 25 mijë që ishte numri i të prekurve në Institutin e Shëndetit Publik në një javë, javën e fundit janë raportuar rreth 21 mijë 200 raste, shifër kjo që tregon se ende jemi në epidemi gripi. Në vend qarkullojnë tre viruse të gripit krahas virozave të ndryshme. Ekspertët vlerësojnë se përmasat e epidemisë këtë vit ishin më të mëdha se një vit më parë, por jo aq agresiv sa viti i shkuar ku patëm 16 humbje jetën. Deri më tani kemi vetëm një vdekje të konfirmuar.

Sicred