KRYEFAQJA » LAJME » Vazhdojnë protestat para Drejtorisë së Policisë së Tiranës

Vazhdojnë protestat para Drejtorisë së Policisë së Tiranës

Qytetarë, pjestarë të shoqërisë civile dhe deputetë të opozitës, vijuan edhe të martën protestën para Drejtorisë se Policisë së Tiranës, duke kërkuar lirimin e të ndaluarve të protestës kundër tarifës së “Rrugës së Kombit”. Sipas qytetarëve, kjo tarifë është shumë e lartë për qytetarët e Kukësit dhe jo vetëm, ndaj ata përkrahin si legjetime protestën e banorëve të zonës.
Edhe deputetët e opozitës thanë se protesta kundër tarifës së “Rrugës së Kombit” është legjitime. Ata kundërshtuan si antiligjore ndalimin e qytetarëve, ndërsa paralajmëruan jo vetëm përkrahjen për protestusit që mbahen në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, por edhe protesta të tjera që pritet të nisin në mbarë vendin, ndërsa vazhdojnëtë ftojë qytetarët për mosbindje civile. Në protestë janë dëgjuar edhe thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama, pasi ai konsiderohet përgjegjësi kryesor për rritjen e taksave, të papërballueshme për gjendjen ekonomike të pjesës më të madhe të familjeve shqiptare.

Sicred