KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vazhdojnë protestat në Hong Kong

Vazhdojnë protestat në Hong Kong

Vazhdojnë protestat në Hong Kong dhe çdo moment numri i njerëzve që i bashkohen protestës sa vjen e rritet. Kjo është protesta më masive e renditur në Hong Kong. Por ajo e cila bie në sy është edhe rrëmuja dhe kaosi i cili tashmë ka pushtuar qytetin e Hong Kongut. Protestuesit disa herë kanë goditur ndërtesa qeveritare në shenjë për ti treguar policisë që ata nuk do largohen nga protesta. Nga ana tjetër edhe policia vazhdimisht ka bërë thirrje që turma të shpërndahet. Në disa ndërhyrje të policisë është përdorur dhuna dhe gazi lotsjellës. Arsyeja që ngriti në këmbe Hong Kongun është ligji i shumëdiskutuar i ekstradimeve në Kinën kontinentale. Të dielën dolën në rrugë rreth një milion vetë, protesta me e madhe kjo që nga tubimet kundër goditjes së përgjakshme të lëvizjes së demokracisë, qershorin e vitit 1989. Zyrtarët e policisë morën një pushim pas katër ditësh të njëpasnjëshme duke u përpjekur të përmbajnë protesta masive në Hong Kong. Në fotot e publikuara në mediat shihen policët e shtrirë në tokë duke fjetur gjumë. Kritikët thonë se miratimi i ligjit do të bënte që kushdo në tokën e Hong Kong do preket nga persekutimi i autoriteteve kineze dhe do dëmtonte sistemin ligjor të pavarur të qytetit gjysmë autonom.

Sicred