KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vazhdojnë protestat antiqeveritare në Tunizi

Vazhdojnë protestat antiqeveritare në Tunizi

Mbi 300 persona janë arrestuar natën e shkuar në Tunizi, ku njerëzit kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër masave të kursimit, të ndërmarra nga qeveria. Policia ka përdorur gazin lotsjellës kundër turmave të zemëruara për rritjen e çmimeve të produkteve bazë. Ushtria është shpërndarë githandej për të mbrojtur ndërtesat qeveritare, që janë bërë shënjestra të sulmeve të protestuesve. Kryeministri i Tunizisë, i dënoi aktet e “vandalizmit” nga protestuesit, duke thënë se ata kanë bërë përpjekje të dobësojnë shtetin. Protesta, ditëve të fundit, janë zhvilluar në dhjetë qytete, përfshirë kryeqytetin Tunis. Ato vijnë pasi qeveria ka njoftuar për rritjen e tatimit mbi vlerën e shtuar. Viti i ri financiar ka sjellë po ashtu rritje të çmimeve të disa mallrave dhe rritje të taksave mbi importet.

(Visited 11 times, 11 visits today)
Sicred