KRYEFAQJA » LAJME » Vazhdojnë protesta në Maqedoni

Vazhdojnë protesta në Maqedoni

Disa qindra protestues u mblodhën në Shkup për të kërkuar zgjedhje të reja, një ditë pasi protestuesit hynë në parlamentit e Maqedonisë dhe ushtruan dhunë ndaj deputetëve të shumicës së re parlamentare. Protesta e re, e cila ishte paqësore, u zhvillua para zyres së misionit të Bashkimit Evropian, e cila ka mbështetur koalicionin e ri qeverisës mes Social Demokratëve dhe partieve shqiptare. Organizatorët e protestës këmbëngulën se nuk i përkasin asnjë partie politike duke thënë se aktivizimi i tyre ka për qëllim që të ndalojë krizën më të thellë. Ata marshuan nën sloganin “Për Maqedoni të përbashkët”. Mirëpo, mbështetja e tyre për partinë VMRO ishte e dukshme, me parrullat që kundërshtonin zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentetit, Talat Xhaferi dhe prononcimet kundër partive shqiptare. “Nuk e pranojmë platformën shqiptare. Do të rrimë këtu ditë e natë deri sa të mbahen zgjedhje të reja.” Protestuesit gjithshtu mbanin mesazhe kundër diplomatëve te huaj pasi Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e dënuan dhunën në parlamentin e Maqedonisë, duke njoftuar se do të bashkëpunojnë me shumicën e re parlamentare dhe të zgjedhurit e saj për të drejtuar vendin.

Sicred